Moti i keq bën “namin” në Vlorë, rrëzon pemë, shtylla tensioni dhe thyen xhama biznesesh

Shqipëria

Moti i keq bën “namin” në Vlorë, rrëzon pemë, shtylla tensioni dhe thyen xhama biznesesh

Më: 31 mars 2022 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Moti i keq ka përshkallëzuar në qytetin e Vlorës duke shkaktuar dëme materiale, rrëzim pemësh dhe shtyllash tensioni.

Era e fortë ka pasur intensitetin më të lartë rreth orës 13:00 duke shkaktuar mjaftë dëme.

Në pyllin e sodës janë rrëzuar disa pemë duke bllokuar aksin kryesor rrugor dhe duke ndaluar qarkullimin për rreth 60 minuta.

Ndërsa në fshatra të njësisë administrative janë rrëzuar shtylla të tensionit të lartë duke bërë që fshatra si Radhima, Tragjasi, Dukati, Zvërneci etj., të mbesin pa energji.

Gjithashtu dëme ka pasur edhe në biznese duke u thyer xhama dhe tenda të tyre. Nga ana tjetër një bolier ka rënë nga çatia e një pallati fatmirësisht pa rrezikuar jetë njerëzish.

Gjithashtu lundrimi vijon të jetë i pezulluar në Vlorë Bashkia e Vlorës dhe institucionet bëjnë thirrje për qëndrim në shtëpi dhe kujdes të veçantë në qarkullim rrugor.

Autoritetet kanë raportuar sërish edhe për një zjarr të qëllimshëm sot në fushën e grumbullimit të mbetjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat