Trafikoi mbi 1 ton kanabis/ Ekstradohet ish-truproja e Tahirit

Shqipëria

Trafikoi mbi 1 ton kanabis/ Ekstradohet ish-truproja e Tahirit

Më: 1 prill 2022 Në ora: 12:25
Saimir Tahiri

Është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri, Hekuran Marku, një nga truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Marku u arrestua gushtin e kaluar në Gjermani në operacionin anti-drogë “Shpirti”, pasi ishte shpallur në kërkim.

Në të njëjtën kohë, u arrestua në Francë edhe ish-truproja tjetër i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Paul Deda.

Marku dhe Deda akuzohen se gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Përfshirja e tyre në trafikun e drogës ka dalë nga dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë, të cilët kanë rrëfyer në Bari për rrjetin e trafikut nga Shqipëria drejt Italisë. Ndërsa Marku është arrestuar, Deda ka kërkuar azil politik në Francë dhe kërkesa e tij po shqyrtohet nga autoritetet vendase.

Operacioni “Shpirti” kundër trafikut ndërkombëtar të drogës u zhvillua më 7 korrik të vitit të kaluar, në bashkëpunim me institucionet italiane të drejtësisë. 38 persona janë arrestuar për akuza të ndryshme si korrupsion, abuzim me detyrën, pastrim parash, trafik ndërkombëtar droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat