Vonesa e arrestimit të Bllakos, Vasili: Vjen erë për pakte mbyllje goje, SPAK-u të kishte vepruar para një viti

Shqipëria

Vonesa e arrestimit të Bllakos, Vasili: Vjen erë për pakte mbyllje goje, SPAK-u të kishte vepruar para një viti

Më: 1 prill 2022 Në ora: 16:30
Vasili

Në një intervistë për Ora News, nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se policia shpenzoi orë të tëra për prangosjen e ish-deputetit Alqi Bllako.

Sipas tij, në sfondin e këtyre historive ka gjithmonë kombinacione dhe pakte për mbyllje ngoje dhe që favorizojnë njërin apo tjetrin.

Vasili: Policia ka dhunuar të rinj dhe gazetarë në mes të ditës. Është një polici që vepron me shpejtësi të jashtëzakonshme për gjërat që i prishin qetësinë e qeverisë, ndërsa për një procedurë ndalimi shpenzohen orë dhe orë të tëra, derisa personi në fjalë dorëzohet, i cili është në probleme të mëdha me ligjin. Në sfondin e këtyre historive ka gjithmonë kombinacione dhe pakte për mbyllje goje dhe që favorizojnë njërin apo tjetrin.

Është për të ardhur keq që policia vihet në pozicione të tilla, sepse SPAK-u kishte një deklaratë të qartë me daljen e urdhrit të ndalimit dhe arrestimit, kjo gjë duhet të ishte ekzekutuar për punë minutash. Ka shumë gjëra që vijnë erë dhe që ngjallim mosbesim. Komisioni hetimor parlamentar bëri dy punë njërën më të keqe se tjetra, devijoi vëmendjen dhe duke i dhënë mundësi qeverisë me regji që të mbante një zhurmë dhe karikim të  panevojshëm. Nuk gjendet dot një dokument dhe një fakt të rinj që ky komision që të bindte.

Vasili shtoi se kanë kaluar një vit nga 3 kallëzimet e LSI-së për incineratorët me dokumente të pakundërshtueshme që provonin veprimtarinë korruptive qysh nga kryeministri.

Vasili: Ka kaluar një vit nga 3 kallëzimet e LSI-së me dokumente të pakundërshtueshme që provonin veprimtarinë korruptive qysh nga kryeministri. Tregohet se si kryeministri dhe të gjithë kishin vepruar si një grup i strukturuar kriminal dhe miliona përfundonin në xhepat e qeveritarëve. SPAK-u duhet të veprojnë një vit më parë, por SPAK-u dhuroi për shkak të regjisë së qeverisë që paratë e incineratorëve të përdorin në 25 prill për të blerë vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat