Vdekja e 2 vëllezërve shqiptarë në Itali, bashkëshortja e njërit ishte shtatzënë

Shqipëria

Vdekja e 2 vëllezërve shqiptarë në Itali, bashkëshortja e njërit ishte shtatzënë

Më: 2 prill 2022 Në ora: 21:17
 Aksidenti ka ndodhur në Chessa në udhëkryqin midis Pupille dhe Arcille.

Dy vëllezër shqiptarë humbën tragjikisht jetën ditën e sotme në Itali pas një aksidenti fatal. 

Rrugës për në punë, automjeti me 3 shqiptarët brenda u përplas me një tjetër makinë pothuajse ballë për ballë duke rezultuar me pasoja të rënda.

2 prej tyre humbën jetën, ndërsa një tjetër arriti t'i mbijetonte përplasjes së fortë që nxori nga rruga dy automjetet.

 Aksidenti ka ndodhur në Chessa në udhëkryqin midis Pupille dhe Arcille.

Autoambulancat dhe dy helikopterë shkuan menjëherë në vendngjarje por dy shqiptarët nuk mundën të mbijetonin. 

Njëri prej viktimave kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë, ndërsa vëllai i madh kishte tre fëmijë. 

Sipas mediave italiane në gjendje të rënduar psikologjike bashkëshortja e njërit prej viktimave në lot është shprehur se bashkëshorti i saj nuk do mund të shohë fëmijën kur të lindë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat