A i vonohen rrogat politikanëve? Dashamir Shehi shuan kureshtjen e të gjithëve

Shqipëria

A i vonohen rrogat politikanëve? Dashamir Shehi shuan kureshtjen e të gjithëve

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:19
Dashamir Shehi

Deputeti Dashamir Shehi ka qenë i ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora  me moderatoren Roza Lati në një intervistë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Sa i përket karrierës së tij si politikan ai është shprehur se edhe pse ka shumë vite në parlament, ende e bën me dëshirë profesionin e tij.

Ditët kur ka mbledhje, ai tha se ikën me dëshirë atje dhe se e mendon se është dita e tij.

“Që të them disa të vërteta të vogla, po s’të thërritën në parlament nuk ke si gënjen as gruan. Se kështu e gjen një justifikim që je në mbledhje apo ke punë, por nëse nuk je në parlament nuk ke sebepe për të bërtit”, ka thënë me nota humori politikani.

Sipas tij, politika është profesioni i tij i parë dhe nuk merret me asgjë tjetër.

“Të gjithë kanë gjetur nga një justifikim pse kanë zgjedhur këtë profesion, por merren dhe më ndonjë punë tjetër”.

Sa i përket rrogave, moderatorja e programit e ka pyetur nëse kanë patur ndonjë rritje rroge.

“Shumica prej tyre, as që e presin ditën e rrogës dhe nuk e kanë problem diçka të tillë. Ndodh që të futet rroga me datën 7 dhe ata e marrin me 17, pasi nuk kanë nevojë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat