Aksident i rëndë në Fushë Krujë, 1 viktimë dhe 4 të plagosur

Shqipëria

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, 1 viktimë dhe 4 të plagosur

Më: 3 prill 2022 Në ora: 09:58
Aksident i rëndë në Fushë Krujë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 8.30 të mëngjesit të së dielës në aksin Fushë Krujë – Tiranë. Një makinë tip Volkswagen ku udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal.

Mësohet se shkak është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë. Për pasojë ka humbur jetën një pasagjere 82-vjeçare me iniciale Z.D. ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës A. B., 41 vjeç.

Të lënduar kanë mbetur edhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të daljes së makinës nga rruga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat