‘Blindohet’ Elbasani, policia dhe FNSH-ja zbresin në qytet

Shqipëria

‘Blindohet’ Elbasani, policia dhe FNSH-ja zbresin në qytet

Më: 3 prill 2022 Në ora: 21:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra forca policie kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku po ushtrojnë kontrolle të shumta në mjetet që kalojnë në rrugë.

Nga pamjet e publikuara në media shihen edhe blindat.

Kontrollet vijnë disa ditë pas ngjarjes së bujshme në fshatin Papër ku pati të shtëna me armë zjarri mes Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit.

Për pasojë ky i fundit mbeti i plagosur me një plumb në shpinë. Pak orë pas ngjarjes ai u arrestua në një apartament në Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat