Detaje nga vrasja pranë Rinasit. Dyshime për konfliktet e përgjakshme për tregtinë e kromit

Shqipëria

Detaje nga vrasja pranë Rinasit. Dyshime për konfliktet e përgjakshme për tregtinë e kromit

Më: 4 prill 2022 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Mësohen detaje të reja dalin në dritë pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e kaluar pranë Rinasit në Tiranë.

Iljaz Çali ishte biznesmen në fushën e tregtisë së Kromit në Bulqizë.

Çali ishte mik i ngushtë me Gjin Nikën, i ekzekutuar ne 5 prill 2014 në Fushe-Kruje, si pasojë e luftës së përgjakshme të Kromit.

Sipas policisë, atentati lidhet me luftën për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës.

Biznesmeni Çali prej janarit 2011 disponon 50% të aksioneve në kompaninë Çali-Metal.

Kompania ushtron aktivitet nga një zyrë në fshatin Nikël të Fushë-Krujës dhe 50% të aksioneve i zotëron vëllai i Iljazit, Zeqir Nika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat