Eshtrat e gjetura në Kurbin dyshohet se mund të jenë të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, të zhdukur që nga 2015

Shqipëria

Eshtrat e gjetura në Kurbin dyshohet se mund të jenë të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, të zhdukur që nga 2015

Më: 4 prill 2022 Në ora: 15:37
foto ilustrim

Policia është duke hetuar dy mundësi për eshtrat e gjetura një ditë më parë në zonën e Kurbinit, në fshatin Fushë Kuqe. Mundësia e parë, e cila duket të jetë ajo me më shumë gjasa, është se eshtrat i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj. Gjonaj ishte në klasën e 10-të dhe mëngjesin e ditës kur u zhduk u nis për një aktivitet në shkollë për të mos u kthyer kurrë.

Familjarët e tij të cilët e deklaruan të humbur thanë se Gjonaj kishte me vete një orë Rolex dhe disa bizhuteri ditën kur ai u zhduk, arsye këto që i bënin të besonin se dikush mund t’a kishte sulmuar djalin

Pavarësisht veprimeve që janë kryer përgjatë 6 viteve nuk është arritur të biet në gjurmet e të riut Gjonaj. Gjatë ditës së sotme pritet të merret ADN-ja e familjareve të tij e cila do të krahasohet me eshtrat e gjetura.

Mundësia e dytë është që eshtrat t’i përkasin një 28-vjeçari nga zona e Adriatikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat