Yuri Kim mesazh me nxënësit: Urrejtja gërryen enën që e mban

Shqipëria

Yuri Kim mesazh me nxënësit: Urrejtja gërryen enën që e mban

Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:27
Yuri Kim

"Urrejtja gërryen enën që e mban", ky ishte mesazhi i ambasadores amerikane Yuri Kim në ekspozitën me punime nga nxënës të gjithë Shqipërisë, në kuadër të projektit për Komunitete të Qëndrueshme përmes kthimit të “Shkollës Qendër në Komunitare”.

Nxënës nga e gjithë Shqipëria prezantuan punimet e tyre artizanale, veshje popullore dhe piktura në kuadër të projektit për Komunitete të Qëndrueshme përmes “Shkollës Qendër Komunitare”.

"Besoj të gjithë e dinë që është ajo makineria që tërheq pellushat kur fut lekët. Në vend të atyre arushave kam vendosur gratë."

E pranishme në këtë aktivitet bashkë me ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, ambasadorja Amerikane Yuri Kim, dha edhe një mesazh për situatën aktuale politike.

KimEdhe në politikë dëgjojmë mesazhe urrejtjeje. Ata duan që ju të urreni dikë tjetër për shkak të ndryshimeve mes jush dhe ekziston një shprehje që thotë urrejtja gërryen enën që e mban.

Ndërkaq nxënësit përcollën nëpërmjet punimeve të tyre mesazhe solidarizuese edhe për luftën në Ukrainë.

"Me këto piktura dhe me mesazhet tona duam t'i përcjellim mbështetjen jo vetëm politikanëve të Ukrainës por edhe rinisë ukrainase që ndodhet aktualisht atje."

Të tjerë në mënyrë artizanale kanë paraqitur punime tradicionale shqiptare si një formë për të respektuar dhe ruajtur të shkuarën.

"Flamuri i Shqipërisë, i punuar në një mënyrë pak më të veçantë se sa herët e tjera."

Konferenca e organizuar nga bashkëpunimi i IDM-së (Insituti për demokraci dhe Ndërmjetësim) me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është një mundësi për të nxitur bashkëpunimin midis aktorëve vendor dhe të rinjve në përpjekje për të krijuar komunitete më të shëndetshme dhe të qëndrueshme kundër ekstremizmit të dhunshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat