Kunata i shiti djalin në Greqi, nëna rrëfen historinë: E gjetëm pas 30 vitesh! Na kërcënojnë me jetën e fëmijëve të tjerë

Shqipëria

Kunata i shiti djalin në Greqi, nëna rrëfen historinë: E gjetëm pas 30 vitesh! Na kërcënojnë me jetën e fëmijëve të tjerë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 17:25
Shqiponja Cana

Një dramë familjare në kufijtë e të pabesueshmes është trajtuar në emisionin “Shqipëria Live”. Një djalë është zhdukur gati 30 vite më parë ndërsa familjarëve iu tha se foshnja kishte ndërruar jetë, por nuk e besuan dhe e kërkuan për vite të tëra për ta gjetur më pas në Greqi.

Shqiponja Cana pretendon se kunata i ka rrëmbyer fëmijën për t’ia shitur në Greqi. Ndonëse janë ribashkuar me djalin pas 30 vitesh, kërcënimet me jetë vazhdojnë për familjen Cana.

Shqiponja Cana: Ka qenë më 27 prill 1991, kam shkuar në maternitet me kunatën në Greqi. Bëmë lindjen, më thotë infermierja që fëmija është i vdekur por nuk ma dha as ta shikoja, as ta prekja fëmijën se një fëmijë kur lind duhet ta shikosh. Në atë moment më bëjnë gjilpëra, atje nuk ndjeva gjë. Nuk dija se ku isha, as dëgjoja, as flisja gjë. Vjen kunata prap në darkë, i thashë pse erdhe, ku është fëmija. Më tha fëmija është i vdekur, e kemi çuar në shtëpi, e kemi varrosur me pleqtë. Si e varrosët, unë ku isha? Kisha një farë dyshimi se ky fëmijë, i vdekur se i vdekur, na moj shoqe si është. Nuk më dhanë asnjë letër, asnjë copë shkresë.  Vij në shtëpi dhe më thotë vjehrra mos u mërzit se të rinj jeni do bëni prap. Kunata dhe infermierja dua të më japin llogari deri në fund.

Pyetje: E keni verifikuar nëse ka trup apo jo?

Shqiponja Cana: Jo. Nuk është e lehtë të shkojë një grua të hapë një varr se ky nuk ishte ky (i referohet burrit).Kaloja në atë vend që thonin se ishte varrosur, por se çfarë kishin futur brenda.

Pyetje: Kur ishin dyshimet e para që e kuptuat se djali ishte gjallë?

Pëllumb Cana: Në muhabet e sipër thoshte ndonjëri, po si e ke djalin? Djali figuron me tokë sot. Djali ekziston se ka tokë. Ceritifikata e tokës rezulton e ndarë në 7 frymë, ishte përfshirë dhe djali. Djali duhet të jetë 30 vjec tani. Është bërë me familje, ka një djalë. Shkuam për një ADN me policinë greke. Atje mësuam moshën që në shkollën e mesme dhe ushtri ishte regjistruar 5 vjet më i madh. Duam një ADN special që të qetësohem unë se në fund të fundit është fëmijë. Di që kunata ka qenë shoqëruese e fëmijës.

Pyetje: Ju besoni se djali është shitur nga kunata?

Shqiponja Cana: Asaj nuk i bën përshtypje, nuk do t’ia dijë se ka dhënë fëmijë. Ajo do përgjigjet deri në fund që të mbajë përgjegjësi për këtë që më ka bërë se nuk është e lehtë ta marrësh fëmijën këtej e ta japësh andej. Jo kunata por edhe vëllai im po të ketë dorë në këtë punë, një shiringë gjak do t’i pi. Edhe sikur të më vrasin, të më këpusin plumbin, këtë punë nuk e lë. Mua më kërcënojnë me fëmijët e tjerë. Në atë vend atje më është vrarë vëllai në 1994. Më ka ardhur vëllai i vdekur 17 vjeç në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat