Ristani jep arsyet: Ankimimi i Alibeajt nuk shkon në Apel

Shqipëria

Ristani jep arsyet: Ankimimi i Alibeajt nuk shkon në Apel

Më: 5 prill 2022 Në ora: 17:48
Arben Ristani

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani ka folur ditën e sotme lidhur me vendimin e Enkelejd Alibeajt, për të ankimuar vendimin e gjykatës, e cila legjitimoi “11 dhjetorin”.

Teksa e ka cilësuar këtë veprim si nul, Ristani theksoi se lidhur me këtë çështje nuk mund të bëhet ankimim, pasi nuk ka pasur palë në proces.

Ristani tha se për të qenë palë në një proces gjyqësor, duhet të ketë një padi themeli.

“Sot ka një vendim gjyqësor që ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit. Kjo është gjendje fakt. Këto janë shqyrtime gjyqësore pa qenë palë. Një çështje që është pa palë në gjykatën e Shkallës së Parë nuk mund të jetë palë në gjykatën e shkallës së dytë.

Veprimi i Alibeajt është nul. Që të ishte me palë do të ishte ajo që quhet padia e themelit. Padia e themelit është e vetmja zgjidhje për çdo pretendim që ka çdokush, por që edhe kjo padyshim që do kohën e vet. Ankimimi i Alibeajt nuk shkon në Apel sepse duhet Gjykata e Shkallës së parë të njoh një herë ankimimin, por kjo gjë nuk ka qenë palë”, tha Ristani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat