Ratifikohet marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore Kanada-Shqipëri

Shqipëria

Ratifikohet marrëveshja e Sigurimeve Shoqërore Kanada-Shqipëri

Më: 5 prill 2022 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Shqipëria dhe Kanadaja ka ratifikuar marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale bën me dije  se tashmë qytetarët e dy vendeve gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve pas hyrjes në fuqi më  1 gusht.

“Marrëveshja, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre.

Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore u vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë dhe kanadezë në jetojnë e punojnë në vendet respektive, duke koordinuar pagesat dhe përfitimet sipas planeve publike të pensioneve të dy vendeve.”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat