Flet i afërmi i 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan: I vëllai tentoi ta shpëtonte, shteti të ndërhyjë

Shqipëria

Flet i afërmi i 10-vjeçarit që u mbyt në lumin Fan: I vëllai tentoi ta shpëtonte, shteti të ndërhyjë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

I afërmi i 10-vjeçarit që u mbyt ditën e djeshme në lumin Fan të Mirditës ka treguar për mediat se fëmija po luante me shokët dhe vëllanë e tij pak para se të futej në lumë.

Ai u fut në lumë për të marrë topin që i kishte rënë, por e mori rrjedha. Në ndihmë ka tentuar t’i vijë edhe vëllai i tij 13 vjeç, por faktkeqësisht pa rezultat.

Sot, polumbarët e Forcave RENEA kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të të miturit, por nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

Sakaq, të afërmit bëjnë apel për shtim të forcave kërkuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat