Çanta e dyshimtë në Fier, mbërrin njësia anti-eksploziv, bllokohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve

Shqipëria

Çanta e dyshimtë në Fier, mbërrin njësia anti-eksploziv, bllokohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve

Më: 6 prill 2022 Në ora: 17:11
Çanta e dyshimtë në Fier, mbërrin njësia anti-eksploziv, bllokohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve

Njësia e anti- eksploziv, ka mbërritur në ambientet e jashtme të një lokali në Fier, aty ku dhe ku ndodhet një çantë e dyshimtë.

Ora News, meson është bllokuar qarkullimi i automjeteve dhe i këmbësorëve.

Një çantë është lënë në karrigen e një biznesi në lagjen "15 Tetori" në Fier. Policia mbërriti menjëherë në  vendin e ngjarjes ndërkohë që rrethoi zonën e më pas mesa duket ka njoftuar edhe njësinë anti-eksploziv. 

Çanta është e zezë, jo shumë e madhe dhe është lënë në një prej karrigeve të pozicionuara anë biznesit.

"Në orën 14:00, në Polici ka ardhur një telefonatë se në lagjen "15 Tetori", Fier, në ambientet e jashtme të një lokali Bar-Kafe është konstatuar një çantë krahu. Policia po kryen procedurën standarte për të bëre verifikimin e rastit", njoftoi policia. 

Ndërkohë më 3 prill një tjetër çantë ishte hedhur në një trotuar në lagjen "Apollonia" në Fier por rezultoi të ishte bosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat