Konfirmohet gripi i shpendëve në Shkodër

Shqipëria

Konfirmohet gripi i shpendëve në Shkodër

Më: 7 prill 2022 Në ora: 12:25
Majlinda Angoni

Zgjerohet harta e përhapjes së gripit të shpendëve në Shqipëri. Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni ka deklaruar në një konferencë për gazetarët se rasti është dërguar për analiza dhe ka rezultuar pozitiv.

Ajo theksoi se 70 krerë pula janë groposur në një stabiliment në njësinë administrative të Dajçit. 

“Kemi pasur një rast të dyshuar që u çua për analiza. Doli pozitiv. U tamponua zona. U morën të gjitha masat. Sot është gjithçka e izoluar.

Sot ishte edhe takimi për të paraprirë rastet e tilla. Gjej rastin të bëj thirrje që çdo rast i dyshuar të paraqitet te mjeku veteriner për të bërë analizat dhe për të marrë masat e duhura. Janë 70 krerë pozitivë”, tha Angoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat