Një ditë para Kongresit, Rama mbledh ministrat dhe deputetët tek Vila 30

Shqipëria

Një ditë para Kongresit, Rama mbledh ministrat dhe deputetët tek Vila 30

Më: 8 prill 2022 Në ora: 09:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama këtë të premte vetëm një ditë para kongresit të PS-së do të zhvillojë një takim me kabinetin qeveritar.

Takimi i Ramës me ministrat do të zhvillohet tek Vila 30.

Ndërkohë kujtojmë se nesër më 9 prill Partia Socialiste do të mbledhë kongresin, që duket se do të ketë një mënyrë ndryshe nga ato që janë zhvilluar më parë.

Kongresi i PS-së nuk do të jetë i vendosur vetëm tek Pallati i Kongreseve, por do të jetë i shtrirë dhe në sheshet e kryeqytetit dhe pjesë e tij do të jenë edhe qytetarët.

Ndërkaq më parë kreu i PS-së, Rama ka komentuar se në këtë kongres nuk do të ketë ndryshime në qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat