Turisti polak bie në greminë, pëson disa fraktura! Prej dy orësh i bllokuar, pritet ndërhyrja e forcave të specializuara

Shqipëria

Turisti polak bie në greminë, pëson disa fraktura! Prej dy orësh i bllokuar, pritet ndërhyrja e forcave të specializuara

Më: 8 prill 2022 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Një turist polak ka rënë në një greminë në zonën e Himarës pasditen e sotme.

Sipas shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gjipe.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, nuk është bërë e mundur nxjerrja e tij.

MZSH raporton se turisti ka pësuar fraktura të shumta dhe prej dy orësh ndodhet në greminë. Pritet ndërhyrja e forcave të specializuara.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë.

Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.

Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat