Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, plagoset një grua/ Niset me urgjencë drejt Tiranës

Shqipëria

Shpërthen bombola e gazit në Lezhë, plagoset një grua/ Niset me urgjencë drejt Tiranës

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:26
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ditën e sotme, teksa në fshatin Troshan ka shpërthyer një bombol gazi.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit ka mbetur e lënduar rëndë Gjyste Luka 67 vjeç, e cila  është nisur për të marrë kujdes shëndetësor në Tiranë. Nuk dihen ende detaje për gjendjen e saj shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 11:25, në fshatin Troshan, Lezhë, tek banesa e shtetasit M.L. ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë si dhe është lënduar shtetasja Gj.L. 67 vjeçe, e cila është dërguar për mjekim më të specializuar në QSU Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat