Spiropali: Luftën me kanabisin e kemi fituar, do të legalizojmë mjekësorin

Shqipëria

Spiropali: Luftën me kanabisin e kemi fituar, do të legalizojmë mjekësorin

Më: 9 prill 2022 Në ora: 12:54
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përpara delegatëve socialistë në Kongresin e PS, deklaroi se Shqipëria e ka fituar luftën me kanabisin.

Sipas ministres, vendi ynë nuk është më në hartën e vendeve problematike. Për rrjedhojë, vazhdoi Spiropali, qeveria do të nisë punën për legalizimin e kanabisit, pasi 61% e qytetarëve shqiptarë u shprehën pro.

“Luftën me bimët narkotike e kemi fituar. Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike. 61% shqiptarë janë dakord që vendi të kontrollohu kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Një qasje e tillë do të dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin. Ne do e dëgjojmë zërin e tyre dhe do të hapim një front të ri pune dhe duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomeni”, tha Spiropali.

Më tej ministrja u ndal edhe tek “Ballkani i Hapur”, nismë të cilën e konsideron në interes të Shqipërisë.

“Nisma e Ballkanit të Hapur është në interes thelbësor të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve në rajon. I jep më shumë frymëmarrje lëvizjes së mallrave. Qarkullimi i mallrave në këtë treg ëhstë fragmentarizuar”, u shpreh ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat