Bombola shkatërron shtëpinë në Lezhë, shpërthimi i fortë rrëzon muret e banesës

Shqipëria

Bombola shkatërron shtëpinë në Lezhë, shpërthimi i fortë rrëzon muret e banesës

Më: 9 prill 2022 Në ora: 16:24
Bombola shkatërron shtëpinë në Lezhë

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Troshan të Lezhës ku për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

67-vjeçarja kishte ndezur sobën për të gatuar, por në atë moment bombula të cilën e kishte montuar një ditë më parë, ka shpërthyer.

Mësohet  se në momentin e shpërthimit, gruaja ka qenë e vetme në shtëpi. Si pasoje e shpërthimi ka marrë plagë ne fytyrë dhe  është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë.

Kryefamiljari, Marku, ka treguar gjithçka se si ka ndodhur ngjarja. Çifti ishte kthyer para 2 ditësh nga SHBA-ja.

Rastet e shpërthimeve të këtij lloji nuk janë të pakta, një vit më parë katër anëtarë të një familje në Lezhë humbën jetën nga shpërthimi i bombulës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat