Hidhet në pus 75-vjeçarja në Kavajë, ndërron jetë

Shqipëria

Hidhet në pus 75-vjeçarja në Kavajë, ndërron jetë

Më: 9 prill 2022 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Një 75-vjeçare është hedhur në pusin e ujit dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël dhe viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë –  Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat