Armë dhe fishekë në servis, arrestohet 33-vjeçari në Dibër

Shqipëria

Armë dhe fishekë në servis, arrestohet 33-vjeçari në Dibër

Më: 10 prill 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një servisi automjetesh në pronësi të shtetasit  R. S., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 60 copë fikshek. 

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", shtetasi R. S. 33 vjeç, banues në Peshkopi.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat