Takimi i Ramës me fermerët/ Ilir Meta: Po zhbëhet bujqësia dhe blegtoria bashkë me Shqipërinë

Shqipëria

Takimi i Ramës me fermerët/ Ilir Meta: Po zhbëhet bujqësia dhe blegtoria bashkë me Shqipërinë

Më: 10 prill 2022 Në ora: 13:43
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas takimit të kryeministrit Rama me fermerët në panairin e këtyre të fundit në Tiranë. Meta ka sjellë shembullin e një fermeri cili paralajmëron mbylljen e stallës së lopëve të tij. 

Sipas Metës, ky nuk është i vetmi pasi shumë bashkëfermerë i kanë mbyllur stallat e lopëve prej vitesh dhe kjo është drama e blegtorisë, sektorit të traditës shqiptare.

Postimi i plotë

Dëshpërimi i Syrjait, i cili paralajmëron mbylljen e stallës së lopëve të tij, krahas shumë bashkëfermerëve të cilët i kanë mbyllur ato prej kohësh, është drama e blegtorisë, sektorit të traditës shqiptare.

Vetëm në tre vite, u arrit të zhbëhet prodhimi i qumështit dhe mishit vendas duke përgjysmuar numrin e bagëtive, nga mospagesat e blegtorëve dhe zgjedha e taksave dhe e tatimeve më e rënda në Europë.

Kjo nuk është thjesht zhbërja e bujqësisë dhe e blegtorisë, por edhe e vetë Shqipërisë.

Ndalja e këtij rrënimi është detyrim patriotik!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat