I pret gruas gishtat e dorës me thikë dhe e kërcënon me vrasje, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

Shqipëria

I pret gruas gishtat e dorës me thikë dhe e kërcënon me vrasje, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

Më: 11 prill 2022 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Një 36-vjeçar në Kukës është arrestuar për dhunë në familje. Ai i kishte dëmtuar gishtat me mjet prerës bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri. 

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Kryemadh, shtetasi B. S. kishte konflikt me bashkëshorten e tij, shtetasen L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri" njoftoi policia.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë.      

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat