Braçe: Rakipi dhe Ndroqi rangu më i ulët nga shtatë të sanksionuarit në rajon

Shqipëria

Braçe: Rakipi dhe Ndroqi rangu më i ulët nga shtatë të sanksionuarit në rajon

Më: 11 prill 2022 Në ora: 22:05
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe i ftuar në emisionin Top Story nga Sokol Balla në Top Channel tha se ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi ishin në rangun më të ulët nga shtatë të sanksionuarit nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.

Ai theksoi se vetëm qeveria me në krye Edi Ramën mund ta zgjidhë përhapjen e korrupsionit dhe veprimtarive kriminale në vend.

“Po të shikosh shtatë individët e sanksionuar, rangu më i ulët janë dy personat që janë sanksionuar në Shqipëri. Vetëm kjo qeveri mund ta zgjidhë këtë, është sfidë, duhet të jetë angazhim prioritar i PS-së. Korrupsioni luftohet me shembuj, po nuk patën reforma që zvarriten do të vijnë të trokasin. Ata që kanë dalë ose kanë qenë brenda ose nuk kanë qenë fare”, tha Braçe.

Kujtojmë se këtë të hënë, SHBA-të kanë vendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj ish-deputetit socialist Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi. Në letrën e bërë publike nga Departamenti amerikan i Thesarit, ata akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale.

Ndërsa ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski dhe ish-drejtori i Departamentit për Siguri dhe Kundërzbulimit (UBK) Sasho Mijalkov dhe ish-kryeprokurorja e Prokurorisë së Shtetit në Bosnje Hercegovinë, Gordana Tadiç janë në të dyja listat, edhe ‘non grata’ nga Departamenti i Shtetit, edhe  të sanksionuar ekonomikisht nga Departamenti i Thesarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat