Vodhën “Audin” dhe “BMW” në Lushnje, policia arreston dhe autorin e dytë

Shqipëria

Vodhën “Audin” dhe “BMW” në Lushnje, policia arreston dhe autorin e dytë

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Është arrestuar dhe autori i dytë i vjedhjes së dy automjeteve luksoze në Lushnje.

Policia bën me dije se vëtëm pak ditë pas vjedhjes së makinave është arrestuar edhe autori i dytë i identifikuar si A. Gj.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë, operacioni policor i koduar "Makinat luksoze".

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjeve të pronës, si edhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, finalizuan operacion policor të koduar "Makinat luksoze", si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit K. D., 38 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Dimal.”- njofton policia.

Për këtë shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerrë urdhrin e ndalimit, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se 38-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë i ndaluar nga Policia, më datë 19.10.2020, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, kanë vjedhur automjetin tip "Audi", në përdorim nga shtetasi I. Gj.   

38-vjeçari së bashku me 30-vjeçarin kanë vjedhur edhe dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së automjetit tip "BMË", në Rrogozhinë, në datë 17.10.2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat