Lënda e Kodimit në shkolla, ekspertët e IT: Të përshtatet si lojë, jo si lëndë arsimore

Shqipëria

Lënda e Kodimit në shkolla, ekspertët e IT: Të përshtatet si lojë, jo si lëndë arsimore

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Ekspertët e It janë jo plotësisht dakord me lëndën e kodimit në shkolla. Sipas tyre kodimi duhet të përshtatet si lojë dhe jo si lëndë mësimore në mënyrë që fëmijët të mos ngarkohen. Sakaq psikologët thonë se para se kjo lëndë të përshtatet duhet parë dhe terreni në mënyrë që kjo lëndë të japë rezultate në të ardhmen.

Një lëndë e re pritet që të futet në shkolla. Ka qenë ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi e cila është shprehur se lënda e kodimit do të përfshihet që në klasë të parë.

Për ekspertin e IT Kadri Manaj kodimi duhet të përshtatet si lojë dhe jo si lëndë arsimore pas fëmijët e kësaj grupmoshe nuk duhet tu ushtrohet rysni.

"Jam plotësisht jo dakord për pjesën që ajo të futet lëndë mësimore. Sistemi arsimor dhe fëmijët nuk duhet të kenë detyrime nga një ri-tjetri. Programimi tek fëmijët duhet kthyer në pasion dhe jo në diçka që i duhet diktuar për ta mësuar. Vetëm ashtu mund të kemi rezultate", tha ai.

Madje sipas ekspertit nëse kjo lëndë përfshihet në arsim duhet të integrohet cdo ditë por me nivele të ngadalta në mënyrë që të jepen dhe rezultatet.

Për psikologen Eksena Qirici

Kodimi nxit kreativitetin te fëmijët. Por për këtë qasje të re nevojitet pilotim dhe duhet parë terreni.

"Pas 20 vitesh do ofronte ekspertë të mirë të këtij trendi të teknologjisë. Është e nevojshme të themi që kjo qasje në shumë vende po merr zhvillim dhe te ne të vijë. Por duhet studiuar terreni dhe më pas ka nevojë për pilotim. Nuk mund ta nxjerrësh menjëherë si produkt dhe ta ofrosh në klasat e para. Ka nevojë të pilotohet nëse jemi gati apo jo", tha Qirici.

Përfshirjen e kodimit në shkolla edhe prindërit e kanë përshëndetur,

"Kjo është shumë e nevojshme të futet dhe më parë."

"Truri i fëmijës është si sfungjeri, sa më shumë të hedhësh aq më shumë nxë."

Sipas ministrisë së Arsimit fëmijët që do të ndjekin kodimin si lëndë ekstra do ti hapin rrugën Shqipërisë për të konkurruar në mënyrë të denjë me bashkëmoshatarët europian në fushën e teknologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat