Masakroi bashkëjetuesin e djalit, publikohet fotoja e autorit 61-vjeçarit

Shqipëria

Masakroi bashkëjetuesin e djalit, publikohet fotoja e autorit 61-vjeçarit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 16:15
Ilustrim

Personi që shihni në foto është Xhavair Hoxha, 61-vjeçari i cili masakroi me thikë sot nusen e djalit dhe më u vra në një pemë. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vidhishtë të Roskoveci.

30-vjeçarja Merushe Azizi ishte nënë e 3 fëmijëve nga martesa e parë dhe fëmijët jetonin me ish-bashkëshortin, teksa ajo kishte 3 vite që bashkëjetonte me shtetasin Fatjon Hoxha.

Pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të mospranimit të kësaj lidhjeje nga 61-vjeçari, ka bërë që ai të qëllojë për vdekje me thikë të renë dhe më pas të vetëvaret.

Image
Xhavair Hoxha

Ka pasur kontradikta të vazhdueshme mes djalit dhe babait për këtë lidhje, pasi ai nuk pranonte faktin që 30-vjeçarja kishte qenë më parë e martuar. Nuk dihet nëse ka pasur dëshmitarë në ngjarje dhe në vend kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurori i gatshëm.

Sipas dëshmive të para, në banesë kanë qenë vetëm autori dhe 30-vjeçarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat