Aksident i rëndë në aksin Laç-Mamurras, plagosen 4 persona, 2 nisen drejt Traumës

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Laç-Mamurras, plagosen 4 persona, 2 nisen drejt Traumës

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 15:00 të ditës së sotme, 13 prill në aksin e vjetër Laç-Mamurras.

Burime për Ora News bëjnë me dije se dy autovetura janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri.

Si pasojë e aksidentit 4 persona janë plagosur, 2 prej të cilëve janë dërguar në spitalin  Ushtarak në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Një ri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat