Katastrofë ekologjike nga ndotja, kafshët e ngrordhura e plastika mbulojnë Kunen në Shëngjin

Shqipëria

Katastrofë ekologjike nga ndotja, kafshët e ngrordhura e plastika mbulojnë Kunen në Shëngjin

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:22
Katastrofë ekologjike nga ndotja, kafshët e ngrordhura e plastika mbulojnë Kunen në Shëngjin

Katastrofë ekologjike në brigjet e Kunës. Plastikë, qelq e kafshë të ngrodhura kanë mbuluar bregun si dëshmi e ndotjes dhe dështimit të menaxhimit të mbetjeve.

Kjo ishte pamja e bregdetit të Kunës në Shëngjin këtë të mërkurë.

Brezi i rërës ishte mbuluar me mbetje të ndryshme nga kthyera pas nga deti pas stuhisë.

Plastikë, qelq e deri të kafshët e ngordhura.

Janë hedhur në përrenj e lumenjtë e më pas kanë përfunduar në det që na i ktheu pas.

Kjo situatë vijon prej ditësh.

Por ende askush nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin.

Njollë turpi për zonën që synon të zhvillohet përmes turizmit të qëndrueshëm dhe ku vizitorët vit pas viti janë shtuar.

Pamje e trishtë dhe dëshmi e ndotjes që krijuar nga dora e njeriut.

Tregues i papërgjegjshmërisë dhe dështimit të institucioneve për menaxhimin e mbetjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat