Akuzat në raportin e DASH, reagon zv.kryeministri Arben Ahmetaj: Është manual i rëndësishëm pune!

Shqipëria

Akuzat në raportin e DASH, reagon zv.kryeministri Arben Ahmetaj: Është manual i rëndësishëm pune!

Më: 14 prill 2022 Në ora: 12:31
Arben Ahemtaj

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas raportit të DASH se “pavarësia e gjyqësorit, korrupsioni dhe pandëshkueshmëria mbeten problemet kryesore në Shqipëri”,

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Ahmetaj u shpreh se ky raport është një nga më të rëndësishmit për mazhorancën dhe shërben si manual pune për qeverisjen.

“Do ta filloj me raportin e DASH, është një nga raportet më të rëndësishme për ne si qeveri, si mazhorancë, nga më të detajuarit dhe të përgjegjshmit, një manual shumë i rëndësishme pune për qeverisjen. Nuk nxitohemi si opozita që e bën të zakonshme endjen me vrap për të dalë në parakonkluzione inkuizicioni apo edhe balte.

I referohemi raportit me përgjegjshmëri. Konkluzionet tona të cilat dalin të maturuara, praktikisht janë të reflektuara në raportet vjetore të departamentit me përmirësime të dukshme në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe në të gjitha aspektet e tjera të jetës.

Raporti sigurisht ka anë pozitive dhe të kritikave. Besoj ka një element të rëndësishëm që është reforma në drejtësi, që ju jeni të detyruar ta votoni, të detyruar. Ju i bëtë bisht, dhe ju kanë thirrur një nga një në ambasadë për ta votuar. Kjo i shërben vendit për të përmirësuar qeverisjen dhe jetën e qytetarëve! Ça bën qeveria? Është e përgjegjshme për të përballuar krizat dhe rekordet i ka të shkëlqyera. Si në rastin e tërmetit, mbi 40 mijë familje janë mbështetur, janë 15 familje që marrin shtëpi të reja falas. Më gjeni një proces në botë që e bën këtë, jemi vend në zhvillim me probleme por ia dolëm. Nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti i 2019. Për më tej pandemia, statistikat tuaja s’kanë lidhje me ato zyrtare. Vijmë tek pushtimi i Ukrainës, sot shtete të zhvilluara Gjermania apo Suedia që kanë probleme me furnizimin, Çfarë jemi ne, nuk jetojmë në rrjetin ndërkombëtar tani. Je serioz, hajde flit këtu s’je si ai që nuk di emrin”, tha ai.

Sipas DASH “çështjet kryesore lidhur me të drejtat e njeriut në Shqipëri gjatë vitit 2021 ishin problemet me pavarësinë e gjyqësorit ndërsa vazhdobte procesi i vetingut; kufizimet e lirisë së shprehjes dhe shtypit; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe institucionet komunale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat