Çuçi jep lajmin e mirë për qytetarët: S’ka më pritje nëpër sportele!

Shqipëria

Çuçi jep lajmin e mirë për qytetarët: S’ka më pritje nëpër sportele!

Më: 14 prill 2022 Në ora: 13:16
Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa foli sot në Kuvend për Aktin Normativ të shtyrjes së vlefshmërisë së ID në 6 bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale, duke iu dhënë mundësi rreth 144 mijë qytetarëve të votonin, u ndal edhe te modernizimi i shërbimit të Gjendjes Civile.

Ai tha se sot ky shërbim është ngritur në një nivel të paimagjinueshëm deri disa vite më parë.

“Besoj se të gjithë i mbani mend radhët e gjata që krijoheshin nëpër sportele të Gjendjes Civile për një certifikatë lindje, martese apo një dokument tjetër çfarëdo. Në jo pak raste këto sportele ishin kthyer në qendra ku gëlonte ryshfeti. Sot janë 21 shërbime të Gjendjes Civile që merren online direkt nga celulari apo kompjuteri juaj. Shkëputja e kontaktit direkt me punonjësit i ka prerë rrugën korrupsionit dhe ka shkurtuar kohën e pritjes së qytetarëve për të marrë shërbimin që kërkojnë.

Aktualisht jemi në hapat e fundit të punës për konfirmimin edhe të certifikatave në gjuhë të huaj të cilat do të gjenerohen automatikisht nga #eAlbania pa qenë nevoja për t’u paraqitur nëpër sportele. Mbi 80% të shërbimeve të Gjendjes Civile do të jenë online përmes një sistemi që jep siguri, mban larg korrupsionin, si dhe iu garanton qytetarëve shërbim cilësor me një klik përmes celularit të tyre. Ky është një kapërcim i jashtëzakonshëm që krijon siguri, që tregon përkujdesje dhe sjell zhvillim. Edhe po të dojë këtë nuk mund ta mohojë dot askush”, tha Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat