I tha Merushes se ishte beqar dhe kërcënoi ish-bashkëshortin e saj? Babai i masakroi bashkëjetuesen, i riu i përgjigjet akuzave të rënda

Shqipëria

I tha Merushes se ishte beqar dhe kërcënoi ish-bashkëshortin e saj? Babai i masakroi bashkëjetuesen, i riu i përgjigjet akuzave të rënda

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:16
Merushe Hazizi

Bashkëjetuesi i Merushe Hazizit, e cila u masakrua nga babai i tij dy ditë më parë, ka reaguar ndaj akuzave të rënda të bëra ndaj tij nga ish-bashkëshorti i 30-vjeçares dhe motra e saj.

Gjatë një interviste në emisionin “Me zemër të hapur”, Fation Hoxha mohoi akuzat ish-partnerit të Merushes, i cili pretendoi po në këtë program, se ai e kishte kërcënuar dhe për këtë arsye ishte larguar në Greqi.

Gjithashtu reagoi ndaj deklaratave të motrës së 30-vjeçares, Esmeraldës, e cila tha se “Fationi i ishte prezantuar Merushes si beqar”.

I riu u shpreh se e ndjera dinte gjithçka për të, pasi kishin njerëz të saj në fshatin e tij.

Ai rrëfeu momentin e tmerrshëm kur zbuloi se babai i tij i kishte vrarë bashkëjetuesen, duke theksuar se “atë dhe Merushen nuk i ndante as plumbi, por i ndau kjo”.

Intervista: 

Ju ka bërë me faj për gjithçka, se e keni detyruar Merushen dhe e keni sjellë nga Vlora.

Nuk ia dilnim dot atje se vetëm unë punoja dhe për këtë erdha këtu, jo për të ndodhur këtë që ndodhën.

Babai ju kishte kërcënuar?

Në fillim nuk më tha gjë, rrinim mirë ditët e para. Më pas filloi se nuk të lë këtu se do marrësh shtëpitë.

Çfarë kishte mes babait dhe Merushës? A është e vërtetë se e gënjyer duke i thënë se je djalë beqar dhe pa fëmijë?

Jo ajo e dinte shumë mirë, ka njerëz këtu.

Pak para teje ish-bashkëshorti ka deklaruar se është kërcënuar nga ana jote?

Jo nuk ka shans. E dinin shumë njerëz se si kemi qëndruar bashkë, me mua nuk e ndante plumbi, e ndau kjo. Unë ika në punë dhe ajo po gatuante,  më tha do hash bukë, i thash jo kur të kthehem. Sa shkoj në punë më merr xhaxhai në telefon shkoj në shtëpi pashë babain që po shkonte nga ullinjte atje ku u gjet që varu veten. Në shtëpi shkoj dhe gjej Merushen të vrarë. Në varrim nuk shkova se nuk na pranuan. Unë do të shkoj, por nuk dua të shkoj fshehurazi. I thamë tek morgu që të gjitha gjërat do t’i bëjmë ne, jo na thanë. Vinin në shtëpi dhe nuk merrnin masa dhe punonjës të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat