Shehu: Në kohën ku jetojmë çështja e identiteti një ekuacion gjithmonë e më i pazgjidhshëm

Shqipëria

Shehu: Në kohën ku jetojmë çështja e identiteti një ekuacion gjithmonë e më i pazgjidhshëm

Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:51
Shehu

Në emisioni “Kjo është koha” në RTV Ora, Redi Shehu u shpreh se në kohën ku jetojmë e bëjmë pyetjen për identitet një ekuacion gjithmonë më të pazgjidhshëm.

Ai tha se për ta përcaktuar identiteti është unikja e veçanta jonë, një emër i posaçëm, brenda një komuniteti të posaçëm.

Shehu: Në kohën ku jetojmë e bëjmë pyetjen për identitet një ekuacion gjithmonë më të pazgjidhshëm. E gjitha kjo përmbyllet te pyetja, çfarë janë unë, kush jam unë? Sot kjo pyetje bëhet më e vështirë për t’i dhënë përgjigje për shkak një sërë fenomenesh që e kanë komplikuar.

Identiteti është unikja e veçanta jonë, një emër i posaçëm, brenda një komuniteti të posaçëm. Identiteti është i shtresëzuar te njeriu sepse bëhet nga disa identitet. Përgjigja e pyetjes çfarë jam unë bëhet shumë më e ndërlikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat