Gjendet një minë antitank në Mat, dyshohet se ka brenda 5 kg tritol

Shqipëria

Gjendet një minë antitank në Mat, dyshohet se ka brenda 5 kg tritol

Më: 14 prill 2022 Në ora: 20:01
Minë

Një minë anti-tank është gjetur në njësinë Baz të Matit, 10 metra poshtë rrugës nacionale Burrel-Skuraj.  

Mina është pikasur nga një banor i zonës i cili ka telefonuar komisariatin e Matit.

Dyshohet se mina ka brenda 5 kg tritol.

Menjëherë në vendin ku është gjetur ka mbërritur policia e cila ka rrethuar zonën.

Pritet që të mbërrijnë specialistët nga Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat