Flamur Noka zbulon pse nuk kanë reaguar për non grata-n e Aqif Rakipit

Shqipëria

Flamur Noka zbulon pse nuk kanë reaguar për non grata-n e Aqif Rakipit

Më: 14 prill 2022 Në ora: 20:46
Flamur Noka

Në një lidhje LIVE për emisionin Zona Zero foli nga oborri i Kuvendit të Shqipërisë, deputeti demokrat, Flamur Noka.

I pyetur se pse nuk mbajti një reagim lidhur me sanksionet e vendosura nga Departamenti i Thesarit për Aqif Rakipin, Noka u shpreh se për atë ngjarje foli një deputet i PD-së, Gazment Bardhi.

“Reagimin për Aqif Rakipin e ka mbajtur një deputet, që quhet Gaz Bardhi, në rast se ju mendoni se ai nuk është deputet i PD-së, është tjetër gjë.

Por ai është një prej deputetëve, dhe reagoi, dhe ju mos prisni të dalin të rreshtohen të gjithë,” tha Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat