Non gratat e DASH/ Minxhozi: Ka një ngecje në PD

Shqipëria

Non gratat e DASH/ Minxhozi: Ka një ngecje në PD

Më: 15 prill 2022 Në ora: 00:28
Skënder Minxhozi

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar mbrëmjen e sotme sanksionet që DASH shpalli ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste Aqif Rakipi, duke thënë se në Partinë Demokratike ka një dualizëm dhe kjo u nxor në sipërfaqe edhe me raportin e fundit.

“Lufta personale e Berishës për heqjen e statusit ‘non grata’ përzihet me situatën politike. Ka një ngecje, nuk po shfrytëzohet kjo situatë e favorshme për ju (Rithemelimi), mund ta kishit shfrytëzuar,” u shpreh ai.

Sipas Minxhozit, te “Rithemelimi” pati një solidaritet me kreun i cili mban të njëjtin status tashmë me të ndëshkuarit e radhës nga DASH.

“Basha e shfrytëzoi, duke thënë “raporti i mirë, non grata e keqe.”

Kurse, duke iu referuar reagimit të kryeministrit Edi Rama, Minxhozi tha se është tipi e politikanëve shqiptare që kur marrin një lajm të mirë nga një “x institucion” e vendosin në faqen e parë, ndërsa kur marrin lajm jo të mirë e çojnë në fund fare.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat