Pajtimi në PD, flet Alibeaj

Shqipëria

Pajtimi në PD, flet Alibeaj

Më: 16 prill 2022 Në ora: 10:40
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj ka filluar një komunikim me gazetarët në lidhje me platformën për bashkimin e PD-së, e cila është diskutuar gjatë ditëve të fundit mes deputetëve. Një pjesë e tyre e kanë mbështetur këtë platformë duke arritur në përfundimin se deputetët e përjashtuar në janar, të hiqej dorë nga gjuha e urrejtjes si edhe të ndërpritej çdo veprim i njëanshëm për riaorganzimin e partisë.

Platforma që do propozohet për bashkimin e Partisë Demokratike. Kjo është draftplatforma që i është propozuar deputetëve nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në të cilën janë 6 pika.

Draftplatforma është ende në diskutim mes deputetëve dhe nuk ka marrë ende formë përfundimtare. Do të jetë pasditja e sotme që do të vendos formën finale të kësaj platforme që shihet si “shpëtim” për fatin e Partisë Demokratike.

Sipas Alibeajt dhe deputetëve që deri më tani kanë mbështetur këtë platformë, thuhet se nëse 6 pikat e propozuar, zbatohet do të sillte menjëherë konfliktin e brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit të demokratëve, që është interesi i vetëm politik dhe elektoral i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Pikë së pari demokratët propozojnë që të ndale gjuha e urrejtjes mes tyre. Ndërkohë ata ndalen tek zhbërja e vendimit të 12 janarit të vitit 2022, ku Lulzim Basha përjashtoi nga grupi disa deputetë që u rreshtuan krah Sali Berishës. Pra me pak fjalë demokratët kërkojnë ribashkimin dhe rikthimin në grup të deputetëve që u përjashtuan me 12 janar.

Në pikën e tretë të draftit thuhet se anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, duke e shtyrë në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument.

Si pikë të katërt demokratët shohin detyrimin që Grupi Parlamentar i cili ngre një grupi pune të përbashkët për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e bashkimit të partisë (nga baza në qendër). Së pesti Grupi i Punës i ngritur nga Grupi Parlamentar përcakton strukturat zbatuese të këtij plani ribashkimi.

Në fund, në draftin e propozuar nga Alibeaj thuhet se Grupi Parlamentar ngre grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Pikat e draftit të propozuar nga Alibeaj:

1.Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të heq dorë nga cdo pozicionim i deritanishëm përçarës mes demokratëve.

2.Anëtarët e Grupit Parlamentar të përjashtuar apo pezulluar nga grupi me vendim të Këshillit Kombëtar të datës 12 janar 2022, rikthehen në grup, si anëtar me të drejta të plota.

3.Anullohet çdo proces i njënashëm riorganizimi apo ngritje të strukturave lokale të partisë, apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë, duke e shtyrë në një kohë të përshtatshme që përcaktohet në përputhje me rregullat e caktuara në këtë dokument.

4.Grupi Parlamentar ngre një grupi pune të përbashkët për hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të planit të detajuar për realizimin e bashkimit të partisë (nga baza në qendër). Grupi i Punës propozon rregullat dhe kalendarin e procesit, si dhe planin e detajuar të riorganizimit të strukturave të partisë nga poshtë-lart, të cilat miratohen në një mbledhje të posaçme të Grupit Parlamentar.

5.Grupi i Punës i ngritur nga Grupi Parlamentar përcakton strukturat zbatuese të këtij plani ribashkimi. Zbatimi i këtij plani administrohet tërësisht në qendër nga GPPD, kurse në nivel dege dhe ne nivel grupseksioni, realizohet nga grupe pune të përbashkëta të monitoruara nga GPPD. Detyrat e secilit grup, në nivel dege apo grupseksioni, realizohen sipas këtyre hapave konsekutivë:

Hapi 1: Certifikimi i anëtarsisë aktuale, dhe paralelisht me këtë të realizohet hapja dhe pasurimi i anëtarësisë me përfaqësues nga cdo shtresë e shoqërisë që ideologjikisht janë afër vlerave dhe programit të PD. Të përcaktohen kritere dhe procedurë e qartë e identifikimit dhe anëtarësimit.

Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege. Grupi i punës të shërbejë si filtër i kandidaturave për secilin nivel. Në raste mosmarrëveshjesh, cështja zgjidhet nga GPPD.

Hapi 3: Më pas zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë. Marrja e propozimeve për kryetar të PDSH, percaktimi i kritereve të kandidimit dhe filtrimi i kandidaturave të bëhet nga grupi  parlamentar me votë të fshehtë. Të drejtën për të kandiduar e ka cdo demokrat që plotëson kriteret e përcaktuara.

6. Grupi Parlamentar ngre grupe pune për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat