Dhunonte bashkëshorten, përfundon në pranga 45-vjeçari! Çfarë thotë policia

Shqipëria

Dhunonte bashkëshorten, përfundon në pranga 45-vjeçari! Çfarë thotë policia

Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar me iniciale E. Ll. është vënë në pranga nga Policia e Durrësit për veprën penale të “Dhunës në familje”. Mësohet se i arrestuari është qytetari Ervin Lleshaj, i cili ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se është sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.

Sakaq materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, bëhet e mundur parandalimi i një ngjarje kriminale.

Vihet në pranga nje 45 vjeçar, për dhunë në familje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së informacionit se në lagjen Nr.18, Durrës, shtetasi E. LL., ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe kishte edhe armë zjarri në banesë, duke i rrezikuar kështu jetën bashkëshortes, menjëherë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E. Ll., 45 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës.

Shtetasi E. Ll. ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë ndërhyrjes së Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua ,në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat