Kokalari sulmon Alibeajn dhe bën paralajmërimin e papritur: Mos kini asnjë dyshim për këtë!

Shqipëria

Kokalari sulmon Alibeajn dhe bën paralajmërimin e papritur: Mos kini asnjë dyshim për këtë!

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:52
Evi Kokalari

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila është rreshtuar në krah të Sali Berishës ka sulmuar sërish kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn dhe përkrahësit e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokalari paralajmëron se gjithçka që bën Alibeaj dhe mbështetësit e tij është një flluskë falsiteti që do të plasë sapo gjërat të ndryshojnë në Amerikë.

“T’ju them të drejtën ata që vazhdojnë të shtyjnë Alibeaj etj, madje duke i dërguar dhe si delegacion në Amerike, janë po aq mediokër në sytë e politikës Amerikane sa vetë Alibeaj & Gaz Bardhi janë në Shqipëri.

E gjithë kjo flluckë fallcifiteti do plas sapo gjërat të ndryshojnë në Amerike. Mos kini asnjë dyshim për këtë.”, shkruan Kokalari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat