U arrestua se i bllokoi llogaritë bankare familjarëve të një të vdekuri, merret vendimi për vëllain e ish-deputetit

Shqipëria

U arrestua se i bllokoi llogaritë bankare familjarëve të një të vdekuri, merret vendimi për vëllain e ish-deputetit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:06
Fatos Alimadhi

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka liruar nga qelia Fatos Alimadhin. Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë pas kallëzimit të një qytetareje për bllokim të llogarisë bankare padrejtësish.

Gjykata kërkoi që prokuroria të hetojë rreth skemës së përmbaruesit si dhe të verifikohet kallëzimi i qytetares në fjalë.

Sipas dosjes, kredia është marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më pas është shitur tek një tjetër institucion financiar mikro-kredie.

Rezulton se kredimarrësi ka ndërruar jetë 10 vite më parë dhe kredia e marrë duhej shlyer me siguracionin e jetës. Në ambientet e gjykatës ishte i pranishëm edhe vëllai i të arrestuarit, ish-deputeti Adriatik Alimadhi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat