Admir Sinamati zgjidhet kryetar i PD-së në Kukës

Shqipëria

Admir Sinamati zgjidhet kryetar i PD-së në Kukës

Më: 17 prill 2022 Në ora: 19:35
Admir Sinamati

Nga sot Partia Demokratike Kukës do të drejtohet nga Admir Sinamati, i shpallur fitues me 669 vota. Ai garoi i vetëm, pasi kandidati Irel Elezi, një ore pas fillimit të procesit u tërhoq nga gara.

Sinamati u zgjodh me 669 vota, ndërsa rivali i dorëhequr Irel Elezi mori 58 vota.

Të pavlefshme ishin 5 vota, ndërsa të dëmtuara 1

Në këto zgjedhje morën pjesë  732, anëtarë të PD-së.

Admir Sinamati është pjesë e grupit të Rithemelimit të PD-së.

Ndërsa Elezi, i tërhequr sot nga gara për kreun e PD-se dega Kukës, është një zë kritik brenda strukturave. Në  shume raste ai ka qenë kundër Lulezim Bashes, por dhe tani me grupin e rithemelimit, gjë e cila këto dite dhe sot u thellua dhe me tej.

Irel Elezi, u tërhoq nga gara për shkak te manipulimit të listave të emrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat