Në kërkim kombëtar për kultivim narkotikësh, pranga 53-vjeçarit krutan

Shqipëria

Në kërkim kombëtar për kultivim narkotikësh, pranga 53-vjeçarit krutan

Më: 18 prill 2022 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për kultivim të bimëve narkotike, është arrestuar nga policia e Durrësit.

Sipas njoftimit të bluve, u bë arrestimi i B. V., 53 vjeç, banues në Arrameras, Krujë.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Arrestimi i tij u bë në afërsi të banesës së tij në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë, pasi dyshohet se B. V. është autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Arrameras, në vitin 2021, bimë të cilat u asgjësuan nga Policia gjatë një aksioni policor.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat