Dëme nga moti i keq. Lezha mbetet pa energji. Era dëmton linjat e tensionit

Shqipëria

Dëme nga moti i keq. Lezha mbetet pa energji. Era dëmton linjat e tensionit

Më: 18 prill 2022 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Era e fortë që fryn në Lezhë prej dy ditësh, ka sjellë dëme të shumta në rrjetin elektrik ç’ka ka bërë që pjesa më e madhe e fshatrave dhe një pjesë e qytetit të mos furnizohen me energji elektrike.

Një situatë e tillë është krijuar që prej mesdites së djeshme deri mëngjesin e sotëm ku janë riparuar disa linja.

Banorët shprehen se situata të tilla përsëriten shpesh shkak kjo jo vetëm nga era e fortë por dhe rrjeti elektrik tejet i vjetër.

Dëmet e shkaktuara në rrjetin elektrik bëri që pjesa më e madhe e besimtarëve katolik të festonin Pashkën në errësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat