Alibeaj: Rama nuk ndahet nga non gratat, qëndrimi i tij për Rakipin dëshmi e masakrës zgjedhore

Shqipëria

Alibeaj: Rama nuk ndahet nga non gratat, qëndrimi i tij për Rakipin dëshmi e masakrës zgjedhore

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:04
Alibeaj

Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve. Kështu e ka cilësuar kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj qëndrimin e PS-së lidhur me non gratan e Aqif Rakipit.

Sipas tij, e sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit.

Alibeaj thekson se me avokatinë e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit dhe se non grata kanë marrë peng politikën.

Alibeaj: Asnjë habi nga ishulli i non grata-ve. E sotmja ishte prova e radhës se Edi Rama e ka të pamundur të ndahet nga non gratat sepse vetëm falë tyre ai arrin të mbajë karrigen e kryeministrit. Vendimi i sotëm i grupit parlamentar të PS është qartas dëshmi e pushtetit dhe pengmarrjes që klubi i non gratave ka në politikën shqiptare. PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arrit ta bindë Edi Ramën dhe deputetet e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit.

Me avokatinë e sotme ndaj Ornaldo Rakipit, kryeministri dëshmoi qartë se ai është ideatori i masakrës elektorale të 25 prillit. Zbatuesit e kësaj masakre janë grupi i non gratave që sot janë ende aktivë në strukturat e PS. Jo rastësisht dhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PD denoncoi përfshirjen e Tom Doshit dhe Vangjush Dakos në fushatën për zgjedhjen e kryebashkiakëve. Askush nuk habitet pra nga ishulli i non grata-ve ku çdo gjë është e vjedhur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat