Qëllonte me armë zjarri në ajër, arrestohet efektivi i policisë!

Shqipëria

Qëllonte me armë zjarri në ajër, arrestohet efektivi i policisë!

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Një efektiv i policisë në komisariatin nr.1 në Tiranë, është arrestuar pasi ka qëlluar disa herë me armë zjarri në ajër.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivit me iniciale T.B. i janë gjetur dy armë tik automatikë dhe një sasi fishekësh.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2022, regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve” si edhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të 47-vjeçarit T.B., punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, u krye ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për kontrollin e banesës së tij.

Nga kontrolli u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike dhe një sasi fishekësh.

Efektivi dyshohet se qëllonte me armët e zjarrit në ajër, në kohë të ndryshme. Për të provuar këto dyshime, AMP zhvilloi disa javë hetime.

Nën drejtimin e Prokurorisë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë, për dy vepra penale.

AMP shpreh vendosmërinë për të luftuar pa kompromis e goditur paligjishmërinë, në përpjekjen e pandalshme për të ndërtuar një trupë policore profesionale e me integritet të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat