Bëhen me shtëpi 105 familje në Valias, Rama: Natën nuk gjenit shtëpinë! Ju vu kundër, ne vu investime

Shqipëria

Bëhen me shtëpi 105 familje në Valias, Rama: Natën nuk gjenit shtëpinë! Ju vu kundër, ne vu investime

Më: 19 prill 2022 Në ora: 20:18
Rama

105 familjet e para në Valias morën sot çelësin e shtëpive të rindërtuara të cilat u shkatërruan nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019.

Gjatë inspektimit kryeministri Rama qetësoi edhe familjet e tjera se shumë shpejt do të marrin shtëpitë e reja.

Rama: Nuk është faji im që e prisnit nga tjetër kush dhe ua bëri tjetër kush. Kështu është jeta të vjen nga se pret. Për ju demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë, ju vu kundër, ne vu kopshte vu çerdhe, vu shtëpia. Ju me gurë ne me bukë dhe të them të drejtën nuk na vjen keq se gurët tuaj na bëjnë më te fortë dhe juve buka jonë u bën më të fortë, të dy palët ecim bashkë.

Shefi i qeverisë tha se nën qeverisjen lokale të socialistëve tashmë po i ndryshohet fytyra dhe Kamzës.

Rama: 21 gropa kemi gjet, 21 shkolla e kopshte janë ndërtuar. Një nga kopshte fitoi çmimin ndërkombëtar si kopshti më i bukur i ndërtuar në vitin 2020 në Europë. Në Kamzë llogarite se edhe shtëpinë e gjenit me te pyetme se s’kishte rrugë dhe natën e humbnit rrugën me shku te shtëpia juaj.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama nuk la pa ironizuar situatën në Partinë Demokratike.

Rama: Rroftë PD se tani që na la kemi nostalgji për PD s’kemi ça bëjmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat