Ne si popull gënjejmë apo na gënjejnë? Qytetarët: Neve na gënjejnë dhe më shumë shteti

Shqipëria

Ne si popull gënjejmë apo na gënjejnë? Qytetarët: Neve na gënjejnë dhe më shumë shteti

Më: 20 prill 2022 Në ora: 09:31
Ilustrim

Ne si popull më shumë gënjejmë apo na gënjejnë? Kjo ishte tema në rubrikën vox Pop me Enkin në emisionin "Ditë e Re".

Qytetarët thonë se neve si popull më shumë na gënjejnë, dhe ai që na gënjen më shumë është shteti.  Ka të tjerë që thonë nuk gënjejmë, por vetëm me raste bëjmë gënjeshtra të bardha.

Ja disa mendime të qytetarëve:

" Nga gënjeshtrat nuk marr vesh se unë nuk gënjej. Për të gënjyer dhe për të vjedh nuk janë për mua"

" Gënjeshtrat nuk i pëlqej fare se kam krenari dhe e pranoj realitetin"

" Unë kam gënjyer gruan vazhdimisht kur kisha të dashur"

" Këtu gënjej shteti, vëllanë ma kanë futur ne burg pa prova, vetëm gëzhoja gjetën aty dhe ma lan vëllanë në burg"

" Ata që nuk mashtrohen kollaj janë besimtarët"

" Ne si popull na gënjejnë, po edhe vet kemi gënjyer nganjëherë"

"Nuk ka njeri që nuk ka gënjyer, vec mashtrojnë dhe ia fusin kot"

" Na gënjejnë më shumë, unë nuk kam gënjyer asnjëherë"

" Ne mendojmë që na gënjen shteti, kurse ne për njëri-tjetrin bëjmë gënjeshtra të bardha"

" Të gjithë gënjejmë por kur na gënjejnë nuk na pëlqen"

" Na gënjejnë më shumë. Unë vet nuk gënjej, por ndonjëherë kur na jepet rasti pse jo"

" Varet si ta ndjesh, gënjeshtër i ka këmbët e shkurta por arrin shumë shpjet ne destinacion dhe del e vërteta. Unë kam gënjyer por më shumë në rininë time, por ikën ato kohë të arta"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat