Zgjedhja e Presidentit të ri, Paloka zbulon detajin në tryezën me shoqërinë civile

Shqipëria

Zgjedhja e Presidentit të ri, Paloka zbulon detajin në tryezën me shoqërinë civile

Më: 20 prill 2022 Në ora: 21:10
Edi Paloka

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit të ri.

Paloka shkruan se procesi që po zhvillon Rama për gjetjen e Presidentit të ri nuk është serioz.

Reagimi nga Edi Paloka:

“Vetëm një detaj , për të treguar se sa “serioz” është procesi që po zhvillon Rama për gjetjen e Presidentit të Republikës.

Në listën e grupimeve, shoqatave dhe politikanëve që u është kërkuar të propozojnë kandidatura për President të Republikës së Shqipërisë , është dhe KONSULLATA GREKE në Korçë…!!! Nesër pritet që në bisedime me mëkëmbesin e Ramës , për këtë proces kaq “serioz” të shkojë dhe mëkëmbesi i LB .

Ne foto disa nga ”shoqatat” që janë ftuar me e-mail të bëjnë propozimet e tyre!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat